Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjinovci thotë se nuk do të ndalen deri në përmirësimin e gjendjes së UP-së

Politika deri tash ka manipuluar thellësisht me Universitetin e Prishtinës. Në fokus, thotë Rron Gjinovci nga ORCA, është PDK e cila e ka pasur instrument parësor universitetin.

Gjinovci, në Rubikon të KTV-së, theksoi se pikërisht Partia Demokratike e ka përdorur rektorin dhe rrjedhimisht avancimet e tjera për të fituar zgjedhjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Instrument për t’i fituar zgjedhjet. Nëse e bëjmë një analizë të përgjithshme, atëherë e shohim që PDK para se t’i fitoj zgjedhjet e ka pasur rektorin. PDK e ka pas emëru rektorin, rektori ka bërë avancime”, ka thënë Gjinovci.

Manipulime të tilla, thotë Gjinovci, më nuk bëhen pasi ka rënë edhe prestigji i Universitetit të Prishtinës duke i bërë edhe ato lloj aktivitete fare të parëndësishme.

E nëse kjo nismë nuk funksionon, Gjinovci thotë se nuk do të ndalen dhe do të përdorin mjete tjera.

“Nuk është më në fokusin e politikës”, thotë Gjinovci për rëndësinë e Universitetit.