Janë bërë 4 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serb.
Rezultatet e kësaj marrëveshjeje dhe të gjithë procesit janë diskutuar në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka thënë se janë arritur rezultate pozitive, por Asociacioni i komunave serbe duhet të themelohet sa më parë.
“Është interes kombëtar i Kosovës para së gjithash të zgjedhin çështjet e hapura me Serbinë përmes normalizimit të marrëdhënieve”, ka deklaruar Apostolova.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dialogu me Serbinë ka dhënë rezultate pozitive për Kosovën, por mbeten edhe disa marrëveshje që ende nuk po zbatohen nga Serbia.
Ndërsa, kryeredaktori i gazetës ‘Koha Ditore’, Agron Bajrami, mendon se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të ekzistojë brenda një kornize të qartë ligjore.