Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa kërkon ndjekje penale ndaj atyre që i shkaktuan humbje milionëshe Kosovës

Tema e arbitrazhit, nga e cila Kosova po vazhdon të humbë miliona euro, po vazhdon të jetë pikë e diskutimit në Kuvendin e Kosovës.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se pasurimi i kompanisë që fitoi rastin me Telekomin e Kosovës ka ardhur si rezultat i kapjes së shtetit, pasi Devollët, sipas tij, përfaqësojnë kapitalin e klanit Pronto, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të njëjtin shqetësim e kishte edhe deputeti i PDK-së, Abdyl Ymeri, rreth humbjes se miliona eurove nga vendimet e dëmshme të arbitrazhit. Mirëpo, në rastin e Telekomit të Kosovës, i cili edhe pse është 100% nën pronësi të shtetit, drejtuesit e këtij të fundit as që do të merren me çështjen e pagesës së dënimit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përpos që ka thënë se procedurat e marrëveshjes kanë shumë paqartësi, ai ka kërkuar edhe përgjegjësi politike e penale për të gjithë të përfshirët në këtë rast dhe në rastet tjera.

Ai ka thënë se kanë marrë të gjitha masat që e njëjta ngjarje të mos përsëritet në rastin tjetër të arbitrazhit, atë me kompaninë Axos.