Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot raundi i parë për zgjedhjen e kryetarit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Partia Socialiste nëpërmjet kreut të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se do të pritet opozita e cila ndodhet në bojkot, deri në momentin e fundit me synim arritjen e një kandidature konsensuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Konferenca e kryetarëve të Kuvendit të enjten e kaluar, vendosi që më 19 prill të nisë raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës mund të bëhet me pesë raunde, ku në tre raundet e para duhet një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla, ndërsa dy raundet e tjera me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Në rast se Presidenti nuk zgjidhet në asnjërën nga raundet, bëhet shpërndarja e Parlamentit dhe shkohet në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Presidentit aktual Bujar Nishani i mbaron mandati më 24 korrik.