Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq e sheh Shqipërinë e madhe kërcënim për paqen në Ballkan

Foto: Driton Paçarada

Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, mbi bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës është edhe një konfirmim se krijimi i Shqipërisë së madhe është platformë e të gjithë shqiptarëve, që përbën kërcënimin më të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Europë.

Kështu, sipas raportimit të transmetuesit publik të Serbisë – RTS-së, është shprehur zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pyes bashkësinë ndërkombëtare se çfarë do të ndodhte sikur (Aleksandar) Vuçiq të thoshte se është i mundur bashkimi i Serbisë dhe i Republika Serpska nëse nuk hyjmë në BE? Jam i sigurt se të gjithë do të ngriheshin dhe të akuzonin Serbinë se po kërcënon paqen”, citon RTS Daçiqin, transmeton Koha.net.

“Prandaj e pyes BE-në, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të tjerët deri kur do të heshin kur dikush kërcënon Serbinë? Apo heshtja është shenjë e miratimit?” ka thënë Daçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi ditë më partë se “nëse vazhdon të zbehet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të përjashtohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”.

Rama, siç citohet të ketë deklaruar, në intervistën për ‘Politiko’ të Brukselit është shprehur se “disa nacionalistë shqiptarë dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të bashkuar me Kosovën”.

Pasi ka shtuar se kjo nuk është dëshira e tij, Rama ka thënë se ky opsion është i mundur “në rast të mbylljes së dyerve të BE-së” dhe ka vazhduar se e vetmja mënyrë që të ruhet paqja dhe bashkëpunimi në Ballkan është që perspektiva europiane të mbetet e qartë dhe që emocionet për Bashkimin Europian të mbesin pozitive.