Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e sheh si praktikë të mirë fushatën e filluar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai, në një bisedë në Rubikon të KTV-së, thotë se është mirë të dalësh në terren, ndryshe nuk do të mund të njoftohesh me ndryshimet dhe punën që po bëhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMos nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit mund të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, për çka kryeministri theksoi se në bashkëpunim me partnerin e koalicionit dhe në rast të mos-nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacioni, vendi mund të shkojë në zgjedhje në muajin qershor.
Mustafa thotë se marrëveshja e demarkacionit nuk mund të zgjidhjet me konsensus politik.
Kryeministri theksoi se deputetët që e kundërshtojnë marrëveshjen e demarkacionit duhet të heqin dorë ngase sic thotë ai është krejtësisht kauzë e rreme.
“Të heqin dorë nga një kauzë për të cilin e dinë edhe vetë që nuk është e saktë. Kauza është kauzë e rrejshme”, ka thënë Mustafa.