Fundi i muajit qershor do të jetë përcaktues nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Rubikon të KTV-së.
Zgjidhja e çështjes së liberalizimit të vizave, respektivisht votimi ose jo i marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, do të jetë shkaktari i zgjedhjeve të parakohshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye që të vazhdohet tutje nëse nuk arrihet kjo zgjidhje.
Sipas tij, i gjithë procesi do të bëhet në bashkëpunim me partnerin e koalicionit PDK-në.
Kryeministri qëndron pas vërtetësisë së procesit të demarkacionit. Kreu i ekzekutivit ka thënë se për këtë ka kohë deri në fund të muajit maj.