Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çka i propozoi kryeministri Mustafa Brukselit në raport me liberalizimin e vizave

“Në asnjë rast”, thotë kryeministri Isa Mustafa që kushti për demarkacion për liberalizimin e vizave të ketë ardhur si propozim nga Prishtina.

Mustafa, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, theksoi se kushti për nënshkrim të marrëveshjes së demarkacionit, ndonëse qëndron pas asaj se duhet të nënshkruhet, thotë se është i padrejtë ndaj Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket ministrit të Jashtëm gjerman, ai shprehu gatishmëri që këtë ta marrin parasysh, edhe pse unë këtë propozim e kisha bërë në Maltë, në kongresin e EPP-së... do të shkoj edhe javën e ardhshme në Bruksel që t’ju them se ky kusht mendoj që na është bërë i padrejtë”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, nëse në ndërkohë nuk vjen ndonjë premtim tjetër nga Brukseli, atëherë brenda muajit marrëveshja shkon në Kuvend.

“Nëse ne kemi premtime ose nëse na jepet një dritë e gjelbër nga Brukseli, siç është përcaktuar një rregull i suspendimit për shkeljen e rregullave të Schengenit, pra nëse ne nuk e ratifikojmë marrëveshjen, atëherë të na suspendohet e drejta për liberalizim”, ka thënë Mustafa.

“Duhet ta procedojmë [çështjen e demarkacionit] para gjysmës së këtij viti, para korrikut”, shtoi tutje ai.


Çka i propozoi kryeministri Mustafa Brukselit... by kohanet
Çka i propozoi kryeministri Mustafa Brukselit... by kohanet