Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mirëpritur miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Me një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se miratimi i Ligjit të ri është mundësi për të ndaluar ndikimin e tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë, gjithashtu e konsideron si një hap të domosdoshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi Ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, ka shkruar ambasadori britanik O’Conell.