Të rinjtë kosovarë nuk janë shumë të informuar rreth të drejtave të tyre. Ata thonë që deri më tash nuk ka pasur një vend se ku mund t’i adresojnë ankesat e tyre.
Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim edhe me zyrën e UNICEF-it, ka riaktualizuar platformën “Njih të drejtat tua”, nëpërmjet së cilës synohet që të rinjtë mes moshës 16 deri 29-vjeç të njohin të drejtat e tyre dhe të raportojnë për ndonjë shkelje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i Popullit është i bindur që kjo platformë të funksionojë pasi, sipas tij, kjo kategori në Kosovë është lenë pas dore.
Ndërsa nga zyra e UNICEF-it në Kosovë shpresojnë që kjo platformë të shërbejë për përmirësimin e jetës së të rinjve.
Platforma “Njih të drejtat tua” mbulon disa nga të drejtat kryesore në fushën e arsimit, shëndetësisë, komuniteteve joshumicë, punësimit, familjes, drejtësisë, punës në komunitet, përfitimet sociale dhe fuqizimit të rinisë.