Komuna e Prishtinës ka organizuar sot akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se familjarët e dëshmorëve duhet te jenë krenarë dhe se ajo krenari është gjëja më e shtrenjtë dhe pasuria më e madhe që ata kanë, ndërsa pohoi se ai sot është kryetar i Prishtinës falë luftës së dëshmorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në këto 18 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Ndoshta edhe në bashkësinë ndërkombëtare, pak po vihen disa pikëpyetje kush ishte agresori dhe kush ishin ata që mbronin shtëpitë e tyre”, tha Ahmeti, përcjell KosovaPress.
Sipas tij, kjo ndjenjë e padrejtësisë tregon se nuk është kapitull i përfunduar, por ai thotë se nuk do të dorëzohen deri sa gjithë bota ta kuptojë që lufta jonë ishte e drejtë.
“Kjo ndjenjë e padrejtësisë që kemi sot, në këtë përkujtim e bënë edhe më të çmueshëm, sepse kjo padrejtësi që sot edhe pse i kemi 12-mijë të vrarë në Kosovë, në luftë, dhe as 6 a 7 raste të gjykimeve të tyre krimeve që janë bërë, as në Kosovë, as në Serbi e as në gjykatat ndërkombëtare, na tregon se kjo nuk është një storie dhe kapitull i kryer, por se duhet të punojmë edhe më tutje në mënyrë që të tregojmë atë që ne të gjithë e dimë, që lufta jonë ishte e drejtë, lufta jonë ishte e pastër dhe lufta jonë kishte të vetmin qellim, që ne të çlirohemi dhe të jetojmë sot të lirë", tha Ahmeti.
Veterani Fatmir Sopi, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, tha se gjatë luftës shumë patriotë anë e kënd globit u mobilizuan dhe u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, duke mos kursyer as jetën e tyre për liri.