Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë, ku fillimisht është pritur nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlamentin norvegjez, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, drejtuesit e fondit norvegjez “Norfund” dhe më pas ka mbajtur një prezantim në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare.
Thellimi i bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik kanë qenë disa nga çështjet kryesore që janë diskutuar në margjina të këtyre takimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimet që kishim me anëtarë të Parlamentit të këtij vendi dhe me përfaqësues të tjerë të Qeverisë norvegjeze biseduam për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin politik, veçanërisht mbështetjen norvegjeze në sektorin e sigurisë dhe të ardhmen e Kosovës në NATO dhe po ashtu kemi biseduar për mbështetjen norvegjeze për ta anëtarësuar Kosovën në organizata ndërkombëtare, meqë anëtarësimet e tilla do të mbesin prioritet i lartë shtetëror për Kosovën. Ndërsa, vëmendje të veçantë do të ketë në të ardhmen edhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve tona, veçanërisht në sektorin e minierave dhe mineraleve”, ka thënë Hoxhaj.