Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikthehet Nano në politikën shqiptare?

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të mos paraqesë asnjë emër dhe të mos diskutojë për asnjë emër nga e majta për President, për aq kohë sa nuk ka një marrëveshje me opozitën.

Qëndrimin e shprehur pak ditë më parë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, e përforcoi sot edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe kur u pyet për emrin e Fatos Nanos si kandidaturë e mundshme për president, Luan Rama tha se i rëndësishëm është procesi me pjesëmarrjen e opozitës, transmeton KJ.

A është emri i Fatos Nanos për president?

Nuk kam çfarë të shtoj asnjë fjalë më shumë nga sa ka thënë Ilir Meta pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e PS-së.

Ekziston mundësia që të digjen të pesë raundet për zgjedhjen e presidentit?

Meta e bëri të qartë qëndrimin lidhur me çështjen e presidentit duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vet edhe të opozitës. Për sa kohë jemi me shpresë që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë që zgjedhjet të bëhen sipas standardeve, nuk duhet të ngutemi.

Një ditë më parë lidhur me emrin e Nanos u pyet edhe kryeministri Rama, i cili tha se kishte marrëdhënie shumë të mira me ish kreun e PS-së. “S’dua të marr emra konkretë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Por s’merrem me katundin mediatik. Respekti për të thënë që mos të marrim njerëz nëpër gojë”, tha ai.