Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, të martën ishte në një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha, me të cilin bisedoi për zhvillimet në doganë, progresin në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore.
Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës dhe eliminimi i barrierave potenciale në mes të dy vendeve ishte temë tjetër e diskutimit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.