Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin e Dytë të Nivelit të Lartë për Energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeto Koha.net.
Në këtë forum ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, ministri Blerand Stavileci, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme që Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë nga partnerët ndërkombëtarë, mbështetje kjo që ka ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe në fokusimin në sektorët kyç të zhvillimit, siç është edhe sektori i energjisë.
Më tej, ai theksoi nevojën që ka Kosova për zhvillimin e burimeve të energjisë, por edhe fillimin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, si prioritet i parë i Qeverisë.
Mustafa, po ashtu tha se do të punohet edhe në shfrytëzimin e burimeve tjera alternative, në mënyrë që të ketë energji të ripërtëritshme dhe të sigurohet efiçienca e energjisë elektrike, respektimi i plotë i kushteve ambientale, për të cilat duhet të sigurohen kushte të veçanta.
Një falënderim të posaçëm për bashkëpunimin e deritanishëm, Mustafa ia ka adresuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Delawie, përfaqësuesve të Bankës Botërore, të Bashkimit Evropian, partnerëve gjermanë për përkrahjen në fushën e energjisë, duke shprehur interesimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në implementimin e strategjisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se e gjitha që është bërë në kuadër të një vizioni strategjik për të ardhmen e sektorit është përfshirë në pesë objektiva themelore, që kanë vlerë prej rreth 3 miliardë euro, investime që priten në të ardhmen të realizohen në sektorin e energjisë.
Më tej, ministri Stavileci theksoi se lajm shumë pozitiv për sektorin e energjisë në dy vitet e fundit është edhe miratimi i pakos së tretë të ligjeve për energjinë, që hapë rrugën për liberalizimin e tregut dhe të çmimeve, e poashtu krijon mundësinë e një tregu konkurrues të energjisë elektrike, synim ky jo vetëm i Kosovës, por i të gjitha shteteve të regjionit.
Greg Delawie, ambasador i SHBA-ve në Kosovë, e ka quajtur shumë të rëndësishëm këtë diskutim, meqenëse viti 2017 për Kosovën është shumë i rëndësishëm për këtë sektor.
“Është me rëndësi kritike për Kosovën që të vazhdojë të punoj drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe të bëjë sektorin e energjisë më modern, më të sigurt dhe më konkurrent”, tha ambasadori Delawie.
Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, theksoi rëndësinë që ka Strategjia e Energjisë, si një hapësirë e mirë për donatorët për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në zbatimin e saj. Për të, është e rëndësishme që të bëhet integrimi i tregut regjional të energjisë.
Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ky është fillimi i një reforme të rëndësishme dhe të obligueshme, për të arritur standardet e BE-së.
Faruk Serdareviç, përfaqësues i projektit mbështetës i USAID-it, “REPOWER”, për sektorin e energjisë në Kosovë, paraqiti një ekspoze mbi zhvillimet, arritjet si dhe sfidat për të ardhmen në sektorin e energjisë.