E ashtuquajtura Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një kumtesë me të cilën pretendon të zbulojë autorët e atyre që mediat serbe sot në mëngjes i quajtën incidente në Mitrovicën veriore.
kësaj kumtese, transmeton Koha.net, parapa tyre fshihet përpjekja e “qarqeve ekstreme” për të shkaktuar pasiguri te qytetarët dhe për të provokuar konflikte më të mëdha ndëretnike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prapa sulmeve ndaj serbëve të Kosovës gjatë javëve të fundit, të cilat morën hovin e përshkallëzimit në pjesën veriore të Mitrovicës të hënën, fshihet përpjekja e qarqeve ekstreme për të shkaktuar pasiguri te qytetarët dhe potencialisht për të provokuar konflikte më të mëdha ndëretnike”, përcjell FoNet tekstin e kumtesës së zyrës.
“Sulmet në të cilat është plagosur një serb, nuk kanë qenë incidente të izoluara, por aksione të planifikuara me qëllimin e qartë që të rëndohet ekuilibri i sigurisë së ndjeshme në Kosovë”, thotë kumtesa.
“Incidente në veri të Mitrovicës”
Në fund, në kumtesë kërkohet që policia dhe faktorët tjerë të sigurisë në Kosovë si dhe misionet ndërkombëtare, të përforcojnë aktivitetet e të ndërmarrin hapa preventivë të dukshëm e vendimtarë për t’u garantuar siguria e qytetarëve dhe për t’u penguar dhuna.