Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një intervistë për gazetën kroate “Globus” ka folur rreth situatës politike në Maqedoni dhe lidhur me se çfarë e pret vendin në të ardhmen.
Ai intervistën e filloi duke thënë se nëse fillon të tregojë të gjithë situatën në mënyrë detaje, opinioni i Kroacisë do të binte në peshë, ndërsa disa të tjerë do të përjetonin edhe makthe gjatë natës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIvanov, siç transmeton rtk, deklaroi se nëse ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re Zoran Zaevit, ai do ishte duke shkelur nenin 308 dhe të ta prishte pavarësinë e vendit, për shkak se sipas presidentit, do të formonte qeveri me një platformë të një shteti të huaj.
Sipas tij, qëllimi i Deklaratës së partive shqiptare është të barazojë gjuhën shqipe me atë maqedonase.
“Deklarata shqiptare do ta prishë Maqedoninë, nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i jep vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm. Humnera do të thellohet edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë. Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, u shpreh Ivanov.
Ivanov ka folur edhe për qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se kanë bërë disa gabime. Sipas tij, gabimin më të rëndë e ka bërë BE-ja, ndërsa për deklaratat e tij, tha se janë deklarata me interes për shtetin e Maqedonisë.