Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike (International Council on Monuments and Sites-ICOMOS), në vitin 1982, ka krijuar ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike, duke vendosur kështu që 18 prilli të shënojë këtë ditë.
Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të këtij këshilli, që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite, çdo vit si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.
Kështu, çdo vit, Komitetet Kombëtare të ICOMOS-it, organizojnë aktivitete të ndryshme për të shënuar 18 prillin.
Në Kosovë, Muzeu i Kosovës, për nder të kësaj dite zhvillon aktivitet me temë ‘Trashëgimia kulturore dhe turizmi i qëndrueshëm’.
Gjithashtu Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, zhvillon aktivitetin kryesor, hapja e ekspozitës së përhershme të veshjeve.