Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humolli thotë se s’ka qenë i vetmi zë opozitar në Komision

Gjeografi Fitim Humolli, ka thënë se nuk ka qenë i vetmi zë opozitar në Komisionin qeveritar për matjen e territorit.

Ka thënë se pos tij, zëra opozitarë brenda punës së Komisionit kanë qenë edhe Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe Agjencia e Privatizimit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njëri për arsye profesionale e tjetri për arsye objektive se kanë prona në atë pjesë që do të humbet. Agjencia e Pyjeve të Kosovës menaxhon jo më pak se 614 hektarë të deklaruara prona në atë pjesën në kufirin e ri ka mbetur jashtë territorit. Zyrtari i këtij institucioni mbron pronat me të drejtë, prona që janë të komunës së Pejës, të Kosovës”, ka thënë Humolli, në “Interaktiv” të KTV-së.

“Prej fillimi është luajtur me numra për sipërfaqen. Është jo relevante nëse dalin pronat e Kosovës 10906, 10908 sepse ato kanë lëvizur përherë dhe lëvizin përherë. Është e rëndësishme të theksohet se sipërfaqja prej 10887 km katrorë e njohur e mësuar qysh kur kemi qenë fëmijë qysh moti nuk është sipërfaqe e Kosovës, por është sipërfaqe e cila në Kosovë dhe atëherë është matur me metoda tjera. Kjo lojë se neve po na del sipërfaqe më shumë se që kemi pas është vetëm mashtrim i publikut dhe fatkeqësisht publiku din ta pranojë këtë, por unë nuk bindem sepse ka dokumente që e kanë nxjerrë këtë sipërfaqe”, ka thënë Humolli.

Megjithatë, Humolli është i vetmi që u tërhoq sot nga Komisioni, një ditë para se të bëhet publike puna e kësaj trupe të emëruar nga Qeveria e Kosovës për matje të territorit. Ai mbetet me bindjen se me këtë mënyrë se si Kosova e ka demarkuar kufirin me Malin e Zi, Kosova humb territor.