Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humolli: Në terren, Komisioni për matje të territorit verifikoi disa shtylla elektrike

Anëtari i dorëhequr nga Komisioni qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, gjeografi Fitim Humolli, duke folur për arsyet që e kanë shtyrë të tërhiqet nga ky komision ka adresuar kritika të ashpra pikërisht në punën në terren.

“Fillimisht Komisioni i emëruar nga Qeveria është ndarë në dy grupe në grupin organizativ dhe atë profesional. Unë kam qenë në atë profesional. Ne që kemi kritikuar nuk na kanë thirrur të jemi pjesë e terrenit. Ne jemi informuar nga mediat dhe në një takim të radhës, më duket i treti ka qenë, na kanë informuar për disa matje që i kanë bërë”, ka thënë Humolli në Interaktiv të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirëpo matjet nuk kanë qenë në gjithë territorin e Kosovës por kanë verifikuar disa shtylla elektrike të tensionit të lartë të cilat për mua janë jorelevante. Shpresoj që Kosova të mos ngelet në pozicionin që ta matë territorin me shtylla elektrike, se a është andej apo këndej kufirit”, ka shtuar më tej ai.

Ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj teme.

““Zyrtari i KOSTT-it pjesëmarrës në komision ka dorëzuar një material ku tregohet pozicioni i një shtylle të tyre dhe thotë se ajo shtyllë ka qenë shtyllë që gjendet në brezin kufitar dhe gjithashtu ka deklaruar se të dhënat i ka marrë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës e këta kanë dalë për ta verifikuar. Për ta përfundon territori aty ku përfundon regjistri i pronave të paluajtshme. Për mua dhe shumë njerëz të tjerë nuk përfundon aty. Fajet historike që i bart shteti jonë për pronat që nuk janë regjistruar në kadastër nuk mundet me qenë argument që me e falë atë pjesë të territorit”, ka thënë Humolli.

Ai ka thënë se shteti duhet të ketë mekanizma tjerë për matje të territorit, e mbase atje në fund mund të ketë efekt edhe pozicioni i një shtylle elektrike.