Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Yagcilar beson se fitorja e Erdoganit do të forcojë ekonomikisht Turqinë

Mahir Yagcilar, kryetar i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, beson që fitorja e presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin e së dielës do të forcojë shumë ekonomikisht shtetin turk.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se turqit e Kosovës kanë përkrahur referendumin për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë më shumë kompetenca rolit të presidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Besojmë se me këto ndryshime do të forcohet shteti turk dhe do të futet në mesin e dhjetë shteteve më të fuqishme ekonomikisht në botë. Do të përforcohet shteti dhe do të zhvillohet më shpejtë ekonomikisht”, ka thënë ai.

Yagcilar ka thënë po ashtu se Evropa ka nevojë për Turqinë dhe Turqia për Evropën si përgjigje për reagimet e shteteve evropiane se pas këtyre ndryshimeve shteti turk nuk mund të pranohet në Bashkimin Evropian.