Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, përmes një postimi në Twitter, është deklaruar e pikëlluar për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin.
“E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kadare në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, postimin e saj e ka shpërndarë edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.
Kujtojmë se ambasadori rus, Churkin, është i njohur si kundërshtar i ashpër i shtetësisë së Kosovës të cilën e mbron si pjesë përbërëse të Serbisë.
Churkin vdiq të hënën në moshën 64-vjeçare në New York.