Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ishte i prerë dhe i qartë të hënën në Tiranë kur tha se askush në Evropë nuk po e kupton kërkesën e opozitës shqiptare për qeveri teknike, vetëm pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve të përcaktuara politike.
Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh kundër bojkotit dhe kërkoi zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGabriel, që është edhe zëvendëskancelar i Gjermanisë, ka saktësuar se ky nuk ishte opinion i tij personal, por është ai i qeverisë federale së bashku dhe i kancerales gjermane Merkel që përfaqëson CDU-CSU në Gjermani.
Diplomati gjerman, Gabriel, dhe homologu i tij holandez, Bert Koenders, që gjithashtu pati takime të hënën në Tiranë, apeluan palët që të ulen në dialog.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka këshilluar opozitën në Shqipëri që me urgjencë të ndërpresë bojkotin e parlamentit në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas ministrit Gabriel, nëse zgjedhjet bojkotohen apo nëse vendi kësisoj kalon në një situatë kaotike, sigurisht për këtë nuk mund të kemi mirëkuptim dhe nuk mund t’ju ofrojmë mbështetje. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.