Arbëri

Krasniqi: Kemi shumë telashe me pronat bujqësore, AAK-ja është duke bërë kontratë për qira

Kur ka folur për pronat e Ministrisë së Bujqësisë, ministri Memli Krasniqi ka thënë se ka shumë telashe.

“Prona e Institutit të Bujqësisë në Pejë është e definuar por në Prishtinë ka shumë uzurpime. Pa proces gjyqësor nuk mund të zgjidhet ky problem sepse ka matrapazë që kanë falsifikuar dokumente. Ka objekte që janë ndërtuar në pronat e Institutit Bujqësor në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se janë në përfundim të projektit për definimin e pronave, dhe kështu do të dihet se cilat janë pronat e Institutit të Bujqësisë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke bërë kontratë me Institutin për qira”, ka thënë ai.