Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi tregon pse u vonuan në menaxhimin e fondeve të BE-së për bujqësi

Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në “Puls” të KTV-së, ka pranuar se janë vonuar me integrime Evropiane kurse fondi prej 79 euro milionë që jepet për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë është duke u shfrytëzuar.

Megjithatë, ai ka treguar se ky fond nuk është duke u menaxhuar nga Ministria që ai e drejton por nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sepse ne ende nuk kemi kompletuar kapacitete për t’i menaxhuar”, ka thënë Krasniqi, kur ka folur për IPA 2 edhe IPARDI-n.

“I kemi emëruar strukturat ashtu siç kërkohen, tashmë e kemi zyrtarin kombëtar për akreditim i cili është Ministri i Financave, koordinatori kombëtar për IPA është Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimeve. Kjo punë është dashtë me u kry që dy vjet jemi vonuar por nuk është vetëm në dorën time por është në dorën e shumë institucioneve që ne t’i menaxhojmë këto fonde të BE-së. Pa krijimin e këtyre trupave neve nuk na besohet menaxhimi”, ka thënë Krasniqi.