Mbledhja e kuponëve fiskalë nga qytetarët doli të jetë një mënyrë e suksesshme për rritjen e të hyrave në buxhet nga tatimet.
Por, institucionet përgjegjëse duket të mos jenë të kënaqura me procesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdministrata Tatimore e Kosovës po planifikon të ndryshojë të gjithë sistemin e dorëzimit të kuponëve fiskalë, raporton KTV.
Me modelin e ri, që po pritet të hyjë në fuqi nga tremujori i ardhshëm, plikot me kuponët e mbledhur do të zgjidhen në një format lotarie. Madje, nuk po përjashtohet mundësia që përzgjedhja të kalojë edhe në Lotarinë e Kosovës dhe të rriten shpërblimet.
Sakip Imeri,drejtor i ATK-së, është optimist se ky veprim nuk do të ndikojë në uljen e numrit të qytetarëve që do të dërgojnë pliko me kuponë fiskalë.
Por, është pikërisht kjo çështje që pritet të ndikojë në gatishmërinë e qytetarëve që të mbledhin kuponët fiskalë. Këta të fundit i kanë thënë KTV-së se nëse ATK-ja ndërmerr një hap të tillë, atëherë ata nuk do të mbledhin më kuponë fiskalë.
Vlera e rimbursimeve për kuponët fiskalë deri në fund të 2016-ës ishte 15.5 milionë euro.