Thirrjet e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane për miratimin e ligjeve që lidhen me fushën e luftimit të korrupsionit, po shpërfillen nga institucionet e vendit.
Pas dështimit që të miratohet Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, zvarritje në procedim ka edhe në Projektligjin për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë edhe ambasadori amerikan ditë më parë, përmes një video-incizimi, kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës që të miratohen këto ligje, që do të mundësonin efikasitet në luftimin e korrupsionit.
Miratim të këtyre ligjeve kanë kërkuar edhe organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë, KTV-ja e ka siguruar draftin e projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në nenin 8-të të këtij projektligji, parashihet që masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve përveç kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive, mund t’i marrë edhe ministri i Drejtësisë. Këtë kompetencë deri tash e kishte Zyra e Prokurorit Disiplinor.
Ky projektligj ende nuk është dërguar në Kuvend. Por, kryetarja e Komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, në një përgjigje me shkrim, thotë se një propozim i tillë është i papranueshëm.
Zyra e Prokurorit Disiplinor gjatë vitit 2016, ka përfshirë 406 raste në hetimeve preliminare ndaj prokurorëve. Prej tyre, 9 raste të prokurorëve me shkelje të vërtetuara disiplinore.