Dhjetë mijë eurot e marra ryshfet i kishte ndarë në dy pjesë kryeinspektori i Punës në regjionin e Prishtinës, Muhamet Binaku.
Një pjesë i kishte lënë në xhepa e një pjesë i kishte dërguar në shtëpi, pak orë para se të arrestohej nga Policia e Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisje teknike për incizim, policë vëzhgues, si dhe para të shënuara ishin përdorur për të zënë në flagrancë kryeinspektorin teksa po merrte ryshfet nga kontabilisti i kompanisë “All Zone”, Liridon Zogiani, i cili në bashkëpunim me policinë ka qenë pjesë e masave të fshehta.
Binaku, së fundi, është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprën penale - marrje ryshfeti. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.