Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkrimi i Hoxhajt në New York Times, lajm në mediet e rajonit

Mediet e rajonit i kanë kushtuar rëndësi të veçantë shkrimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të botuar javën që shkoi në ballinën e edicionit internacional të New York Times, njofton MPJ, transmeton Koha.net.

Mediet kryesore të Kroacisë kanë pasqyruar shkrimin e Hoxhajt si tërheqje të të vërejtjes për zhvillimet në Ballkan dhe forcat e errëta që ndodhen pas këtyre zhvillimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia e lajmeve Hina në Kroaci thekson përdorimin e Serbisë nga ana e Rusisë për të rifituar fuqi në Ballkan dhe për ta shtrirë sferën e saj të influencës në rajon.

Dnevnik.hr ka shkruar se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin përmes aleatit të saj tradicional, Rusisë dhe ka përmendur thirrjen që Hoxhaj i ka bërë vendeve perëndimore SHBA -së, BE- së dhe NATO- s për t'i ndërmarrë masat e duhura preventive kundër këtyre tentativave qëllimkëqija.

Në këtë radhë, në lidhje me shkrimin e Hoxhajt ka shkruar edhe index.hr, medium ky i cili ka vënë në pah se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin duke i manipuluar pakicat e saj në shtetet e Ballkanit për t'i dobësuar ato.

Në anën tjetër, mediumi serb Dnevni si dhe agjencia serbe e lajmeve Tanjug kanë shkruar se Hoxhaj e ka akuzuar Serbinë përmes New York Times për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për destabilizimin e rajonit pas dy dekadash stabiliteti.

Shkrimi i Hoxhajt në New York Times erdhi vetëm një javë pasi gazeta publikoi një editorial në lidhje me zgjedhjen president të Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën prestigjozja amerikane e vlerësoi si kundërshtim të demokracisë nga ana e Serbisë.