Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kina, partneri i dytë tregtar i Shqipërisë

Një delegacion kinez prej 50 anëtarësh, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Zhang Gaoli, ka mbërritur të dielën në Tiranë.

Delegacioni do të pritet të hënën në takime zyrtare nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe nga kryeministri Edi Rama, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966. Para 51 vjetësh, Shqipërinë e kishte vizituar kryeministri i Kinës i asaj kohe, Çu En Lai.

Kina aktualisht është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë si dhe është vendi që ka investimet më të mëdha në Shqipëri. Vitin e kaluar kinezët kanë blerë koncesionin e aeroportit të Rinasit dhe gjithashtu kompaninë “Bankers Petrolium”, investime shumë të fuqishme ku Kina ka kaluar një shifër investimesh rreth 600 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.