Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e sotme në referendumin e mbajtur.
Sot në Turqi u votua për ndryshime kushtetuese që e forcojnë rolin e presidentit duke i dhënë më shumë kompetenca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i partisë Fjala thotë se kjo është fitore për tërë vendet e rajonit dhe se Erdogani është shembull e inspirim për shumë popuj e politikanë të ndryshëm.
Ky është postimi i plotë i Kelmendit:
I nderuari President Erdogan,
Iu uroj fitoren për suksesin e arritur në referendumin e sotëm.
Fitorja e juaj është fitore jovetëm për Turqinë, por për tërë rajonin dhe për tërë vendet që e duan lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre.
Fitorja e juaj na ka gëzuar të gjithëve.
Ju keni forcuar Turqinë, keni ndihmuar vendin tonë në gjitha proceset dhe keni ndihmuar rajonin dhe shumë vende të tjera.
Lufta e juaj kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste është model për shumë vende të tjera.
Jeni shembull dhe inspirim për shumë popuj dhe politikanë të ndryshëm.
ALLAHU ju ruajt juve dhe popullin turk.
Gëzim Kelmendi,
Kryetar i Partisë FJALA,
Deputet i Kuvendit të Kosovës.