Kështu duket Xhamia në fshatin Llabjan të Novobërdës, një ditë pasi Boban Filiq, banor i komunitetit serb të këtij fshati, e ka dëmtuar atë.
Pasi dëmtoi Xhaminë, ai kishte dëmtuar edhe disa dritare të shtëpive private dhe të shkollës së fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak orë më vonë, ai është arrestuar nga Policia dhe i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.
Babai i tij, Zoran Filiq, pretendon se djali i tij ka probleme shëndetësore, raporton KTV.
Zoran Filiq, që para luftës ishte polic, thotë se djali i tij 25-vjeçar është student në Mitrovicë të Veriut dhe se para dy muajve, ka qenë edhe në Beograd për shërim.
Policia nuk jep shumë detaje për rastin dhe për të kaluarën e të arrestuarit Boban Filiq.
Imami i Xhamisë dhe nënkryetari i Novobërdës, thonë se ky rast i ka shqetësuar banorët.
Demolimi i xhamisë në këtë fshat ka ngjallur reagime të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas BIK-ut, “sulmet e tilla dhe përdhosja e objekteve fetare nxisin e ringjallin urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike”.