Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nishani: Data e zgjedhjeve është dekretuar

​Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani komenton krizën politike në vend, ku opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai u shpreh optimist “se politikanët do të orientohen me ndihmën e Zotit dhe me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe pretendimeve të opozitës, duke folur sot nga Gjirokastra, Nishani tha se data është vendosur.

Ai deklaroi se, “Presidenti e ka dekretuar datën e zgjedhjeve. Të shpresojmë se do të gjendet zgjidhja e ngërçit dhe kjo ditë do ta ndihmojë politikën”.