Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mori kredi për autobusë të rinj, por KUR Prishtina ia ndërpreu kontratën për bartjen e punëtorëve

Vitin e kaluar, Sami Verbovci kishte marrë kredi për të blerë autobus të ri, me të cilin do të bartte punëtorët e Kompanisë të Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’.

Mirëpo, e njëjta kompani nuk ia vazhdoi kontratën, të cilën e kishte tre vjet radhazi, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E me këtë, sipas pronarit të kompanisë “Sadiku Comerce”, i është bërë e padrejtë, pasi që kontrata i është dhënë trafikut urban me çmim dyfish më të lartë.

Ai thotë të mos ketë pasur probleme asnjëherë gjatë këtyre viteve sa ka bartur disa prej punëtorëve të KUR ‘Prishtina’.

Në anën tjetër, akuzat e Sami Verbovcit i mohojnë zyrtarë të KUR ‘Prishtina’.

Në një përgjigje me shkrim, zyrtarë të kësaj kompanie kanë thënë se gjithçka është bërë bazuar në Ligjin për Prokurim Publik dhe se kontrata me kompaninë “Sadiku Comerce” ka skaduar më 3 nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, Verbovci ka treguar se rastin e ka lajmëruar edhe në Polici, pasi që thotë të jetë i sigurt se i është bërë e padrejtë.


Mori kredi për autobusë të rinj, por KUR... by kohanet