Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mos pagesa e borxhit 200 mijë euro Agjencisë së Navigacionit i kushton 4.5 milionë të tjera

Radari i Goleshit po vazhdon të thithë miliona euro të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Për 191 mijë euro e prishi kontratën 8 milionëshe, por për ato punë që nuk u kryen, Agjencia do të paguajë mbi 4 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa dokumente të siguruara nga KTV-ja tregojnë se menaxhmenti i kësaj Agjencie ka paraparë të shpallë tender për të përfunduar punët e pakryera në Radarin e Goleshit dhe të zgjerojë kapacitetet për Shërbim Ajror.

4.5 milionë euro është kalkulimi që ASHNA-ja ia ka vënë tenderit për punët që është dashur të kryhen nga TCN-ja, kompani kjo që kishte sjellë Radarin sekondar në Kosovë për 8 milionë euro.

Nëse krahasohet kontrata mes ASHNA-së dhe TCN-së në planifikimin për këtë zgjerim shihet qartë se bëhet fjalë për punët që mbeten të pakryera, pasi ASHNA-ja nuk i pagoi borxhin e mbetur.

Po ashtu, në një komunikim elektronik mes drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të administratës, shihet shqetësimi që mospërmbushja e kontratës në tërësi do t’i shkaktojë probleme të mëdha Agjencisë.

“Nga komplet vlera e projektit prej 8 milionë e 160 mijë e 797 euro, ASHNA-ja ka pranuar si punë të kryer vetëm 7,969,344, euro sipas menaxherit të projektit, pra rreth 97 për qind e kontratës. Vlera e pakryer i përket pjesës operative dhe është pikërisht pjesa me e rëndësishme e projektit dhe tash po shërben si “arsyetim” për mosfunksionalizimin e pajisjeve. Si është e mundur që pjesët vitale të projektit që lidhen me funksionalizimin e radarit të mbeten në fund dhe të papërfunduara. Sipas vlerësimit të ekspertëve, pjesa e punëve të pakryera me vlerë prej rreth 191 mijë e 453 euro nëse do të prokurohet prapë, diçka që duhet patjetër të bëhet në të ardhmen, do të kushtojë jashtëzakonisht shumë”, përfundon letra e zv.drejtorit drejtuar drejtorit Bahri Nuredinit.

ka kontaktuar zv. drejtorin e Administratës, Bujar Ejupi, por ai nuk ka konfirmuar e as mohuar letrën, përveç se ka potencuar se është i shqetësuar rreth këtij procesi dhe se shqetësimet i ka adresuar në vendin e duhur.

Në një komunikim të mëhershëm të Kohavisionit me kompaninë që kishte sjellë në Kosovë radarin e Goleshit, kjo kompani pati hedhur poshtë dyshimet se radari nuk ishte i ri, duke theksuar se kishin përmbushur 99 për qind të kontratës.

Ndërsa, vetë ASHNA-ja kishte pranuar se i ka mbetur borxh kompanisë së Shqipërisë.

Sidoqoftë, Kundër Korrupsioni ka konfirmuar se ka nisur hulumtimet për dyshimet e korrupsionit brenda Agjencisë, pas raportimeve të KTV-së.

Kohavisioni ka raportuar për kontratën e dyshimtë rreth blerjes së radarit, prishjet dhe kontrabandimin e pajisjeve, por edhe punësimet pa konkurs në agjenci.

Po ashtu, KTV-ja ka raportuar edhe për një tender që drejtori i agjencisë ia ka ndarë kompanisë private ku edhe vetë është pronar.


Mos pagesa e borxhit 200 mijë euro Agjencisë së... by kohanet