Caktimi i pagave për veten është vendimmarrja ku institucionet e pavarura më së shumti e kanë demonstruar pavarësinë që ua njeh Kushtetuta.
Shumica nga to kanë refuzuar ta respektojnë parimin: pagë e njëjtë për punë të njëjtë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Kushtetuese, Banka Qendrore, Avokati i Popullit, Zyra Kombëtare e Auditimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Pavarur i Mediave, institucione këto që ua njeh pavarësinë Kushtetuta, në jo pak raste janë akuzuar se marrin vendime duke u ndikuar nga politika.
Ndërkaq vitin e shkuar patën refuzuar t’i bindeshin një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës.
Çështja qe dërguar në Kushtetuese, e cila në fundvit i ka dhënë të drejtë kësaj kategorie institucionesh ku bën pjesë edhe vetë kjo gjykatë.
Kësisoj pagat nuk janë niveluar me sektorë të tjerë, ndërsa pas marrjes së vendimit edhe janë rritur....(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.