Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: 120 minuta të paharrueshme me një mik të shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain, i cili zhvilloi sot vizitë zyrtare në Shqipëri.

“120 minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale për takimin që ka pasur me senatorin McCain.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, gjatë vizitës në Tiranë, u takua edhe me Presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.

Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrimet ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.