Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Motrat e Zejnepe Berishës: Na kanë gjetur pa krah, se s’kemi vëlla

Në Prishtinë është protestuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit që dënoi me 12 vjet burgim Nebih Berishën për vrasjen e gruas së tij, Zejnepe Bytyqi – Berisha.

Jo shumë qytetarë i janë bashkuar marshit, që ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” deri të ai “Skënderbeu”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës ka thënë se marshimi dhe protesta po bëhet sepse bazuar në Kodin Penal, Berisha është dashur të marrë dënim më të lartë.

“Dënimi është jo më pak se 10 vjet e deri në burgim të përjetshëm”, ka sqaruar Berisha. Hajrije Thaçi, motra e së ndjerës ka ripërsëritur se ata nuk pranojnë këtë vendim.

“Në 16 vjet martesë, motra nuk i ka pas 16 ditë të mira prej tij dhe tash ky vendim. Ai ka merituar më shumë vjet burgim”, ka thënë ajo.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa ka konfirmuar për KTV-në se ai do të ankohet ndaj këtij aktgjykimi.


Motrat e Zejnepe Berishës: Na kanë gjetur pa... by kohanet