Këshilli për Siguri i Kosovës njofton se institucionet e sigurisë kanë zbuluar se ka pasur planifikime për kryerjen e akteve të dhunshme kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.
Në anën tjetër, Policia, deputetë dhe njohës të çështjes së sigurisë, thonë se qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të policisë institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës nga grupe të tilla kriminale.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka përshëndetur gatishmërinë e institucioneve të sigurisë, duke shtuar se gatishmëri të njëjtë duhet të ketë edhe kundër kërcënimeve që vijnë nga Serbia.
Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, ka thënë se nuk ka vend për shqetësim te qytetarët e Kosovës.
Njëjtë mendon edhe profesori i shkencave të Sigurisë, Avni Islami.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë e të mos shndërrohen pre e asnjë lufte speciale që, sipas tij, vjen nga faktorë që e atakojnë çdo ditë Kosovën.
Këshilli i Sigurisë tek sot ka njoftuar për atë... by kohanet