Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj: Pushtetet autoritare krijojnë panik kur duan të shmangen nga e vërteta

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Policia e Kosovës krijoi situatë alarmante të enjten mbrëma për t’iu shmangur fakteve që kjo parti i ka publikuar rreth përfshirjes së policisë në krim.

“Strukturat kriminale brenda Policisë së Kosovës, në vend që të përgjigjen për faktet që i paraqitëm dje rreth kriminalitetit të tyre, krijuan situatë panik, për të cilën sot po thonë tash ‘situata është e qetë dhe stabile, nuk keni pse të shqetësoheni’”, ka shkruar Molliqaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fakti që këta individë që e kanë kapur Policinë e Kosovës, janë fshehur si struci dhe nuk e thanë as një fjalë për faktet e paraqitura dje, po i konfirmon pretendimet tona”, ka shkruar ai.