Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmetaj priti në takim delegacionin nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Italisë

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim delegacionin nga Italia të kryesuar nga Ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe në përbërje të deputetëve nga Komisioni Parlamentarë për Politikë të Jashtme i Italisë, Marietta Tidei, zëvendëskryetare e Komisionit dhe Emanuele Scagiuzzi, anëtar i këtij Komisioni.

Gjatë takimit, ministrja i njoftoi të pranishmit për proceset aktuale të cilat është duke kaluar Kosova, respektivisht avancimin me agjendën evropiane dhe ndërmarrjen e reformave si pjesë e agjendës evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo po ashtu diskutoi me të pranishmit edhe për rëndësinë që ka procesi i integrimit evropian në kuadër të shtetndërtimit të Kosovës. Njëkohësisht, përshpejtimi i këtij procesi është kërkesë dhe dëshirë e qytetarëve të Kosovës dhe është më e vjetër se vet shteti i Kosovës.

Nga ana e tyre, deputetët italianë theksuan rëndësinë që ka për Italinë avancimi i Kosovës, dhe i tërë rajonit me agjendën evropiane si kusht për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

Po ashtu, nga procesi i Berlinit, të cilin këtë vit do ta kryesojë Italia, presin që marrëdhëniet rajonale të fokusohen në zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve pasi që pa zhvillim ekonomik, edhe avancimi me integrimin evropian do të ndikohet. Njëkohësisht, edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën është vlerësuar më optimizëm nga Italia.

Deputetët po ashtu konfirmuan se për Italinë ka rëndësi finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe konfirmuan se do të përkrahin Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.