Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, thotë se prishja e mundshme e koalicionit ka gjasa që më shumë do t’i bënte dëm PDK-së sesa LDK-së.
Ai thotë se të gjithë individët që kanë shprehur zërat e tyre së fundmi kundër koalicionit duhet të mendojnë më mirë disa matematika para se të vendoset për prishje të koalicionit.
“PDK duhet të mblidhet dhe të vendosë për të vazhduar apo për të prishur koalicionin. Duhet të mendojnë mirë disa matematika sepse kjo do t’i shkonte në dëm të PDK-së”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së duke shtuar se LDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.
Grainca po ashtu ka thënë se LDK është e hapur edhe për bisedime me partitë tjera.
Ai ka thënë se ka vërejtje edhe për ministrat që kryeministri “i mori nga rruga”, në kuptimin që sikur të ishte Grainca në vendin e Mustafës nuk do t’i bënte.