Arbëri

Reka: Kriza në Maqedonia, kulminacion i një modeli të gabuar shtetformues

Kriza në Maqedonia është kulminacion i një modeli të gabuar shtetformues në 26 vitet e fundit, i cili tentoi të krijonte një shtet mono-etnik nga një shoqëri multi-etnike, tha për Zërin e Amerikës Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në BE.

Reka tha gjithashtu se problem i mprehtë në Maqedoni është kapja e shtetit, mungesa e sundimit të ligjit dhe mungesa e një gjyqësori të pavarur.

Në lidhje me angazhimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës, Reka tha se për qetësimin e situatës duhet të ketë një rikthim të pranisë dhe angazhimit amerikan jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajonin e Ballkanit perëndimor.