AAK është pro zgjedhjeve dhe pro mocionit të propozuar nga Nisma për Kosovën.
Deputetja e këtij subjekti, Teuta Haxhiu thotë se tashmë opozita e përkrah nismën për zgjedhje të parakohshme.
Haxhiu përmend arsimin, shëndetësinë dhe ikjen e qytetarëve të Kosovës si disa nga arsyet pse duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe të shkohet në zgjedhje.
“Po shkojmë në zgjedhje sepse është shkatërru arsimi si kurrë më parë. Shëndetësia po ashtu, do të shkojmë për premtimet që nuk janë mbajt as edhe në përqindjen më të ulet, do të shkojmë në zgjedhje sepse qytetarëve ju është keqësuar gjendja, sot ikja e qytetarëve është pikërisht rezultat i keqqeverisjes”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu thotë se ka mbetur finalizimi i tekstit ndonëse thotë se votimi është bërë para se të përpilohet teksti final.
“Vërtetë zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet”, ka thënë ajo.