“Ata nuk fëlliqen me pak”, i ka thënë avokati Haxhi Çekaj përmes telefonit Mirjeta Imerajt në momentin kur i ka kërkuar 40.000 euro në emër të trupit gjykues për ta liruar nga akuza për vrasje babanë e saj, Nimon Berisha.
Ai i ka thënë Imerajt se njëzet mijë euro i ka kërkuar për kryetaren e trupit gjykues, Lumturie Muhaxheri, kurse nga 10 mijë euro për dy anëtarët e trupit gjykues: Nushe Kukaj- Mekaj, si dhe Kreshnik Radoniqi, që të tre gjyqtarë në Gjykatën Themelore të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e hetimeve, sipas aktakuzës që e ka siguruar “Koha Ditore”, pos Çekajt ka qenë edhe anëtarja Kukaj - Mekaj, e cila është hetuar për veprën penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo është kunata e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili po përballet me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe nëna e të dyshuarit për fajde, Asdren Mekaj, i cili është arratisur në SHBA.
Mirëpo, në mungesë provash prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj gjyqtares Kukaj- Mekaj. Dy ditë më parë e ka akuzuar vetëm avokatin Çekaj për veprën penale të mashtrimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.