Arbëri

Qeveria shtyn mbledhjen e paraparë për nesër, s’jep arsyen

Përmes një njoftimi të orëve të fundit, Qeveria e Kosovës njofton se ka shtyrë për një kohë ta pacaktuar mbledhjen e paraparë të mbahet nesër.

“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përcaktuar të mbahej nesër në orën 09:00, shtyhet për një kohë tjetër.
Për ditën dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes do të njoftoheni së shpejti. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.