Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Porositë ndërkombëtare për demarkacionin përplasin në “Rubikon” Haskukën me Musliun

Porositë e faktorit ndërkombëtarë nuk paraqesin presion për votim të marrëveshjes së demarkacionit. Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se pikërisht mbrojtja e interesave të popullit kosovar, e që në këtë rast sipas tyre është mos nënshkrimi i marrëveshjes është porosi më e mirë nga Kosova drejtuar atyre.

Deputeti i LVV-së, Mytaher Haskuka në Rubikon të KTV-së potencoi se Kosova rrjedhimisht do të gëzonte respekt më të madh nga miqtë ndërkombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne duhet të mbrojmë interesat e qytetarëve të Kosovës, e sa më shumë që e bëjmë këtë aq më shumë do të jemi të respektuar nga miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Haskuka.

E, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se nuk kupton hezitimin e deputetëve që të sjellin demarkacionin në Kuvend.

Sipas saj, nuk mund të thirren përfaqësues të popullit të njëjtit që po e lënë vendin e izoluar dhe nuk kanë guxim të marrin vendime.

“Deputetët që nuk kanë guxim të marrin vendime nuk duhet të thirren si përfaqësues të popullit. Çështja e demarkacionit ka irrituar shumë edhe qytetarët e Kosovës. Faktori ndërkombëtar në Kosovë sugjeron që të jemi të paanshëm dhe të mos mbajmë vendin e izoluar”, ka thënë Musliu.

Musliu bën thirrje që temat e mëdha si demarkacioni mos të përdoren për fushatë elektorale.