Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuçi: Nëse serbët s’e votojnë ushtrinë e bëjmë me Ligj

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se nëse serbët s’i votojnë ndryshimet kushtetuese, Ushtria e Kosovës do të bëhet me ligj.

Ai ka thënë se ushtria do të bëhet në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, mirëpo është kërkesë e tyre që në këtë proces të përfshihet dhe Lista Serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne duhet të kemi një ushtri që të jetë në mbikëqyrjen e NATO-së, të jetë anëtare e NATO-së, partner me të gjithë aleatët. Pra, qëllimi ynë është që të bëjmë një ushtri të tillë. Partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që ne ta kemi Listën Serbe, që ta votojmë ushtrinë me ndryshimet kushtetuese,” ka thënë zv/kryeministri Kuçi