Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve

Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministri Hoxhaj duke falënderuar homologun e tij gjerman për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm strategjik për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit të dy homologët kanë shkëmbyer pikëpamjet për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo është theksuar nevoja për më shumë përkushtim sa i përket ratifikimit të demarkacionit.

Ministri Hoxhaj dhe Gabriel kanë diskutuar edhe në lidhje me mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjet e reja diplomatike.

“Kemi marrë lëvdata për implementimin e kritereve teknike sa i përket liberalizimit të vizave, por që duhet më shumë përkushtim për ratifikimin e demarkacionit si kushti i vetëm i mbetur. Po ashtu, Gjermania do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në njohjen e mëtutjeshme diplomatike. Patjetër që biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Më herët, Hoxhaj e ka pritur homologun gjerman me të arritur në aeroportin e Prishtinës.