Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSBE rekomandon 330 vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri

OSBE/ODIHR-i do t’u kërkojë Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Procedurat, do të përfshijnë votimin, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultatit.

Këto rekomandime janë paraqitur sot në raportin e misionit të OSBE-së për vlerësimin e nevojave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Misioni për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit përveç një ekipi bërthamë ekspertësh, do të kërkojë edhe dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së nga 30 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e OSBE-së lëshuar sot për media.